Moti në vend do të jetë me vranësira mesatare deri në të konsiderueshme me reshje lokale shiu dhe dukshëm më i freskët në veri dhe perëndim. Në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të mëdha shiu, erë e fortë dhe bubullima të rralla. Në malet në veriperëndim, do të bjerë borë.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3 deri në 7, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, me vranësira të pjesshme, me reshje të kohëpaskohshme të shiut afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga perëndimi në veriperëndim. Temperatura e mëngjesit do të bjerë në 5, ndërsa temperatura ditore do të arrijë në 13 gradë.
Të enjten dhe të premten do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa valë e re e lagësht dhe e ftohtë me reshje shiu, ndërsa në male të borës do të paraqitet gjatë fundjavës.
