Mot me vranësira dhe me reshje shiu

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, në male të borës. Reshje më të mëdha të shiut do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 2 deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri në 14 gradë. Në Shkup, mot i vranët me reshje të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 5, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri në 8 gradë.

Për shkak të depërtimit të masës më të ftohtë ajrore të dielën reshje të borës do të ketë edhe në disa vende më të larta, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Në male do të formohet mbulesë e re borës. Prej të hënës do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm, përveç se në pjesët perëndimore, ku do të ketë kushte për shi të përkohshëm. mia