Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme, me periudha të përkohshme të diellit. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit përkohësisht me erë të përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 4 deri 11 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me periudha të diellit. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në -8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 7 gradë.
Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë mesatare vende-vende erë e përforcuar nga drejtimi jugor dhe juglindor. Temperaturat e mëngjesit dhe ditore do të jenë në rritje.
