Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme, nga mëngjesit në pjesët perëndimore dhe më pas edhe në pjesët veriore do të ketë shi të kohëpaskohshëm lokal, ndërsa në malet bore.
Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore (diku me shpejtësi prej mbi 70 km/h). Era do të jetë më e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit dhe në vendet më të larta.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 0 deri në 6, ndërsa ajo e ditës prej 9 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm i cili deri në fund të ditës do të ndalojë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 2 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 11 gradë.
Të dielën moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe do të jetë më ftohët gjatë ditës me kushte për shit ë dobët në pjesët jugperëndimore. Temperatura e ditës nga e hëna do të rritet, ndërsa ato të mëngjesit do të jenë në interval për disa grade mbi zero në shumë vende, e deri në 3 deri 4 gradë në juglindje. Të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa në malet borë.
