Mot me temperatura mbi mesataren

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit. Në orët e hershme të mëngjesit në disa lugina do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së dobët.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë prej 14 deri 21 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me kushte për mjegull të dobët në orët e hershme të mëngjesit.

Temperatura minimale do të ulet deri -1, ndërsa ajo maksimale do të mbërrijë deri 17 gradë.

Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe të ngrohtë.  Nëpër lugina në orët e paradites do të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës së dobët dhe vranësirave të ulëta, veçanërisht nga fundi i javës.

Temperaturat do të jenë në rritje dhe do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Moti i ngrohtë do të shkaktojë shkrirje të shtesës së dëborës në zonat malore. Të mërkurën do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor, veçanërisht përgjatë Vardarit