Moti në mesditë dhe pasdite vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar de kushte për dukuri të breshrit. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 24 deri 34 gradë, ndërsa indeksi UV është 7, informon DPHM.
Në Shkup moti është i ndryshueshëm, ndërsa pasdite pritet të jetë jostabil me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të arrijë 31 gradë, lagështia relative 77 për qind, ndërsa era pesë metra në sekondë.
Sipas DPHM-së, në dy ditët në vijim në orët e pasdites do të ketë dukuri të motit jostabil me reshje të shkurta të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht edhe në formë të motit të lig. Nga e marta pason stabilizimi i motit me temperature ditore të cilat çdokund do të jenë mbi 30 gradë.
