Mot me reshje të borës

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira me reshje të borës në male dhe në viset më të larta. Në juglindje reshjet do të jenë të shiut, ndërsa në ato më të ulëta në pjesët e tjera të vendit ato përkohësisht do të kalojnë nga shiu në borë veçanërisht në orët e natës dhe të mëngjesit. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në pjesët perëndimore dhe veriore dhe do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 3 deri në 9 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe i ftohtë me shi të përkohshëm, që nga fundi i ditës dhe gjatë natës në disa pjesë të fushëgropës do të kalojnë në dëborë. Temperatura minimale do të jetë rreth 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 4 gradë Celsius.

Nesër dhe të mërkurën do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar veriore më e shprehur përgjatë Vardarit dhe do të ketë kushte për borë të përkohshme në male dhe në viset më të larta. Në vendet më të ulëta do të ketë shi të përkohshëm i cili do të kalojë në dëborë. Deri të premten do të mbaj ftohtë, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta të mërkurën dhe të enjten.