Mot me diell me vranësira mesatare dhe erë mesatare veriperëndimore

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e ditës do të lëvizë prej 17 deri në 24 gradë.

Në Shkup në orët e mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura e ditës do të arrijë deri në 19 gradë.

Të premten dhe të shtunën do të ketë rritje të vranësirave me kushte për shi lokal në pjesët veriore dhe verilindore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit, ndërsa temperatura e ditës do të ulet për disa gradë. Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil me temperatura më të ulëta në mëngjes.