Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Rreth mesditës dhe pasdites moti do të jetë jostabil me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri në 15, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 23 deri në 30 gradë.
UV indeksi do të arrijë 7.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit.
Pasdite do të ketë kushte për zhvillim jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe paraqitje të bubullimave. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 28 gradë.
Vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, paradite me periudha të diellit, rreth mesditës dhe pasdites me shi lokal të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa vende, proceset do të jenë më intensive me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, shkarkime të shpeshta elektrike dhe paraqitje të breshrit. Temperatura në ditët në vijim nuk do të ndryshojë ndjeshëm.
