Mot me diell, gjatë natës me reshje të shiut

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell,  paradite  me kushte për mjegull të dobët nëpër fushëgropa, ndërsa pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare.

Gjatë natës, siç kumtoi DPHM,  vranësira do të rritet dhe do të ketë reshje shiu, ndërsa në pjesët malore dhe në disa vende  më të larta në perëndim me reshje  të dëborës. Do të fryejë  erë e dobët  deri në mesatare juglindore, veçanërisht përgjatë Vardarit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa temperatura maksimale do  të arrijë prej 8 deri në 14  gradë Celsius.

Në Shkup do të jetë me diell, në mëngjes me kushte për mjegull të dobët në disa pjesë të fushëgropave. Pasdite me  vranësira  të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare juglindore.

Temperatura minimale do të bie deri në -3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 11 gradë Celsius.

Prej të dielën vijon periudha  e motit të ndryshueshëm  me reshje të përkohshme të shiut. Në pjesët malore  reshjet do të jenë të dëborës.