Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në orët e pasdites, lokalisht do të ketë reshje shiu dhe erë të përforcuar. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në disa vende do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm në formë të motit të keq, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe paraqitje të breshrit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 29 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm, të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë.
Deri në fund të javës së punës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Nesër, në orët e pasdites, lokalisht do të ketë reshje shiu dhe erë të përforcuar. Në disa vende do të ketë kushte për mot të paqëndrueshëm në formë të motit të keq, me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe paraqitje të breshrit. Nesër do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa nga e mërkura era do ta ndryshojë drejtimin në juglindor.
