Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperaturat deri në 43 gradë Celsius

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me diell dhe veçanërisht i nxehtë. Nga mesdita do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar kryesisht nga drejtimi perëndimor. temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 24, ndërsa ajo maksimale prej 36 deri në 43 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 9, informojnë nga DPHM.

Në Shkup, do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë 21 ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 41 gradë Celsius.

Ditëve në vijim vazhdon periudhë e motut stabil dhe veçanërisht të nxehtë. Temperatura maksimale veçanërisht në pjesët më jugore do të jenë 2 deri në 3 gradë më të larta se 40 gradë. Kudo do të jetë aktiv niveli portokalli për rrezik prej temperaturave të larta. nga mesi i javës së ardhshëm për ndonjë gradë temperaturat do të jenë më të ulëta, njoftojnë nga DPHM.