Mot me diell dhe me vranësira mesatare

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë  me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e përforcuar nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 23 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup, mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 9 gradë, ndërsa  e ditës do të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme do të fryjë  erë mesatare e përkohshme deri në të përforcuar jugore e cila do të  kontribuojë të ketë rritje të temperaturës së ajrit. Të dielën do të ketë rritje të vranësirave me kushte për jostabilitet të  të izoluar pasdite. Të hënën dhe të martën në shumë vende do të ketë paraqitje të shiut të rrrmbyeshëm dhe bubullimave. Proceset lokale do të jenë në formë të motit të ligë me erë të fuqishme (mbi 80km/orë) dhe shi i rrëmbyeshëm (mbi 20l/m2). Të martën temperatura do të bie prej 6 deri në 9 gradë Celsius.