Mot me diell dhe me vranësira mesatare

TË FUNDIT

Moti sot në vend do të jetë me diell, me vranësira të vogla mesatare, pasdite në rajonet malore me kushte të shkurta për reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor, më e shprehur në pjesët perëndimore.

Siç kumtoi DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej pesë deri 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 27 gradë.

Në Shkup, nën ndikimin e valës së lagësht do të jetë kryesisht mot me vranësira dhe më i freskët dhe me erë të dobët deri mesatare të matur perëndimore. Temperatura minimale do të zbresë deri tetë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 25 gradë.

Të shtunën, nën ndikimin e valës së lagësht, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të shiut në pjesën më të madhe të vendit, vende-vende edhe më të rrëmbyeshme. Të dielën dhe të hënën do të përqendrohet mot stabil dhe më i ngrohtë me erë mesatare, vende-vende më e përforcuar kryesisht nga drejtimi perëndimor. 

TË NGJAJSHME