Mot me diell dhe me temperaturë deri në 33 gradë

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë kryesisht me diell me erë të dobët deri mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 18, ndërsa ajo e ditës prej 26 deri në 33 gradë.

Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët verilindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 30 gradë.

Të mërkurën do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare. Të enjten pasdite dhe të premten do të ketë paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperaturat e ditës do të ulen.