Mot me diell dhe i ngrohtë

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryejë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 5 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale prej 26 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup, kryesisht mot me diell dhe i ngrohtë me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 10 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbajë mot stabil dhe i ngrohtë. Të shtunën do të ketë paraqitje të jostabilitetit lokal me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Prej të dielën temperaturat do të jenë në rënie graduale.