Mot sot në mëngjes në disa pjesë të vendit do të jetë me mjegull, ndërsa gjatë ditës do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, posaçërisht në lindje. Në pjesët e skajshme perëndimore do të jetë më shumë me vranësira dhe do të ketë dukuri të reshjeve të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri 7, ndërsa e ditës prej 6 deri 13 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell dhe erë të matur deri të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 3 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 13 gradë.
Në ditët në vijim do të përqendrohet mot i ndryshueshëm me vranësira dhe relativisht i ngrohtë me periudha me diell më shumë në lindje dhe me erë të matur deri të përforcuar jugore, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore me reshje të shiut, në viset më të larta me borë.
Gjatë natës drejt të enjtes dhe të enjten kryesisht pasdite do të ketë reshje të kohëpakohshme të shiut që në orët e pasdites diku-diku në pjesët perëndimore do të kalojnë në reshje të borës dhe në viset më të larta.
Gjatë natës së Vitit të Ri në pjesën më të madhe të vendit moti do të jetë i thatë, përveç në pjesët perëndimore të skajshme ku do të jetë me më shumë vranësira me kushte për dukuri të reshjeve të dobëta të shiut he borës në viset më të larta.
