Mot i paqëndrueshëm në ditët në vijim, paralajmërojnë sinoptikët

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h).

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.

Të premten dhe gjatë ditëve të fundjavës së zgjatur moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira të ndryshueshme, në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të fuqishme. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m²), bubullima dhe erë të fortë (mbi 60 km/h).