Moti sot në mëngjes do të jetë i freskët, kurse gjatë pasdites me diell. Në pjesën veriore priten edhe vranësira dhe erë e dobët.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, kurse maksimalja prej 27 deri 33 gradë.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla.
Temperatura minimale do të ulet deri në 7, kurse maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë.
Të martën do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira, por me temperatura të mëngjesit kryesisht më të larta.
Gjatë ditës temperaturat do të ulen, kurse në mbrëmje priten edhe reshje të dobëta të shiut./TV21
