Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu, në vendet më të larta reshje shiu dhe bore, ndërsa në male reshje bore.
Sipas parashikimit të DPHM-së, reshjet do të jenë më të dendura në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga drejtimi jugor.
Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -2 deri në 5 gradë, ndërsa ajo ditore nga 1 deri në 11 gradë Celsius.
