Mot i ndryshueshëm me diell dhe reshje lokale

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në disa vende priten kushte për paraqitje lokale të motit jostabil me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale nga 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, ndërsa në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë.

Pason periudhë me mot të ndryshueshëm me periudha me diell gjatë ditës. Lokalisht do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me reshje shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Të shtunën priten procese më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu (mbi 20 l/m2), bubullima, erë të fortë mbi 70 km/h dhe kushte për breshër. Të dielën do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior.