Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale, bubullima dhe erë

TË FUNDIT

Moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa në disa vende do të ketë kushte për procese më intensive në formë të motit të ligë. UV-7.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 31 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të përforcuar. UV-7.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 28 gradë Celsius.

Nga e enjtja vijon periudhë e motit kryesisht me diell me rritje të temperaturës së ditës. Të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore./MIA