Moska dhe rrethina e saj u goditën dje nga një stuhi e fortë.
Në kryeqytetin rus, stuhia shkatërroi më shumë se 50 pemë dhe dëmtoi 17 automjete, ndërsa 29 pemë të tjera kanë rënë në periferi, duke shkatërruar nëntë automjete, deklaroi zëdhënës i shërbimeve emergjente.
Ai konfirmoi që disa rrugë dhe nënkalime janë përmbytur dhe se rreth 2.500 njerëz kishin ndërprerje të energjisë elektrike./MIA
