Mosmbajtja e maskave arsye për përhapjen e koronavirusit mes punëtorëve në fabrikën në Shtip

TË FUNDIT

Mosrespektimi i masave për mbrojtje  është arsye për përhapjen e koronavirusit  në fabrikën e tetë  me rradhë të Shtipit,  ku në dy ditët e fundit janë regjistruar tre raste pozitive, ndërsa  dhjetëra punëtorë janë në izolim  tregoi kontrolli i sotëm i epidemiologut nga Qendra për Shëndet Publik – Shtip.

Drejtoresha e Qendrës për Shëndet Publik – Shtip, Marija Dimitrova thotë se sipas  kontrollit arsye për përhapjen e virusit është mosmbajtja e maskave mbrojtëse nga ana e punëtorëve, si dhe grupimi i tyre gjatë kohës së pushimit, ndërsa  me këtë rast edhe  mosmbajtja e pajisjes mbrojtëse dhe  mosmbajtja e distancës prej dy metra.

Shtipi sot nuk është në buletinin shëndetësor, dhe mbetet me 202 raste aktive me KOVID-19. Epidemiologët  për një ditë në shumë pika marrin nga 50 mostra,  ndërsa ende presin rezultate për  qindra mostra, mes të cilave  janë edhe  ato kontrolluese për 53 punëtorë të tekstilit nga fabrika e parë që ishte mbyllur  në fund të muajit Maj. /MIA