Vaksina kundër koronavirusit do të jetë falas, deklaroi prefekti i Moskës. Sergej Sobjanin.
“Sapo të shfaqet, ne do të fillojmë një fushatë vaksinimi. Vaksinimi do të jetë falas. Të gjitha klinikat dhe rrjetet poliklinike do të punojnë në të. Sigurisht, këtë vit duhet të forcojmë vaksinimin e gripit në mënyrë që të mos kemi dy epidemi të vjeshtës”, deklaroi Sobjanin për televizionin “Rusia 1”.
Prefekti i Moskës tha se për shkak rritjes të numrit të testeve rritet numri i rasteve të zbuluara të koronavirusit, por edhe se situata e përgjithshme po përmirësohet.
Në Rusi të paktën 17 qendra shkencore punojnë në vaksinën kundër Covid 19.
