Julia Navalni, bashkëshortja e liderit opozitar rus, Aleksej Navalni, publikoi se është arrestuar në protestën antiqeveritare në Moskë, e cila është mbajtur në thirrje të bashkëshortit të saj.
“Më falni për cilësinë e dobët. Shumë është e dobët drita në furgonin policor”, ka shkruar ajo në Instagram, pasi mijëra ithtarë të Navallnit iu bashkangjitën protestave kombëtare kundër Kremlinit.
Disa persona janë lënduar në përleshjet gjatë tubimit në sheshin “Pushkin” në Moskë, ku marrin pjesë të paktën 4.000 ithtarë të Navallit, publikoi RIA Novosti.
