Moska pretendon se ka bombarduar bazat ajrore të Ukrainës

TË FUNDIT

Në një deklaratë këtë të diel, ushtria ruse pretendon se ka kryer një valë sulmesh ajrore ndaj aeroporteve ushtarake në Ukrainë gjatë natës. “Forcat e Armatosura të Rusisë kryen një valë sulmesh nga ajri gjatë natës”.

Edhe Kievi reagoi duke konfirmuar se ushtria e Putinit ka bombarduar një bazë ajrore në pjesën qendrore të vendit. Megjithatë, pavarësisht këtyre pretendimeve, një vajzë vetëm 2 vjeç ndërroi jetë, ndërsa shumë civilë të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet e natës së kaluar në Ukrainë.

Trupi i të miturës u nxor nga rrënojat në orët e para të mëngjesit në lagjen e Pidhorodnenska në Dnipro, teksa sipas guvernatorit të zonës, nga bombat mbetën dhe 22 persona të tjerë të plagosur.

Shpërthime janë dëgjuar edhe mbi Kiev, ku sistemet e mbrojtjes ajrore janë vendosur sërish në gatishmëri, për eliminimin e raketave armike. Zyrtarët në Sumy regjistruan 87 shpërthime si rezultat i granatimeve ruse, duke folur për lëndime dhe shkatërrim të infrastrukturës.