Rusia duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të forcuar pozicionin e saj në Arktik dhe që të krijojë një qendër të fuqishme në këtë rajon, ka deklaruar zëvendëskryeministri i Rusisë, Dimitri Rogozin, gjatë hapjes së stacionit shkencor dhe hulumtues, të pagëzuar me emrin Poli i Veriut 2015.
Ai me këtë rast tha se në këtë rajon ka probleme, të cilat nuk janë zgjidhur me dekada, as në periudhën sovjetike, e as në atë pas-sovjetike dhe shtoi se ka ardhur koha që Rusia në shkojë në Arktik dhe ta pushtojë atë.
Zëvendës-kryeministri rus tha se Presidenti Vladimir Putin në fillim të këtij viti ka marrë vendimin për formimin e një Komisioni shtetëror për zhvillimin e Arktikut.
Stacioni Poli i Veriut 2015 do të jetë aktiv disa muaj. Hapja e këtij stacioni shënon ringjalljen e programit rus të stacioneve polare, i cili u suspendua në vitin 2013, kur për shkak të shkrirjes së akullit u evakuua stacioni Poli i Veriut 40.21 Media
