“Mos prisni të ndërrojmë qëndrim”, Mickoski: Ne duam të negociojmë, por nuk dimë me kë

TË FUNDIT

Me ardhjen e presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, në Shkup, Qeveria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për procesin eurointegrues pa garanci të qarta për përfundimin e tij – tha kryeminsitri Mickoski. Ai theksoi se vendi ka kapacitet dhe vullnet për ta përmbyllur me shpejtësi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por shtoi se nuk do të mbështesë, siç u shpreh ai, “aventura pa një fund të qartë”.

“Unë nuk kam qëllim si kryeministër të përkrahi aventurë pa e ditur se do të ketë një fund të qartë. Ne themi se jemi kompetitiv, kemi kapacitet, dimë dhe duam kryejmë këtë proces shpejte kështu që pa pasur fund të qartë nuk mund të hyjmë në atë aventurë. Tre dekada 3 gjysmë qytetarët tanë ishin dëshmitarë në aventurave të tilla dhe ja ku jemi në vendin e njëjtë ku ishim edhe para 25 viteve kur e nisëm këtë proces. Kështu që nuk është fer dhe nuk është serioze që të presim se me ardhjen e një funksionari të lartë evropian ne menjëherë do të ndërrojmë qëndrimin dhe kemi kryer punë kjo nuk do të ndodh”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër.

Lidhur me mundësinë e nisjes së bisedimeve për tejkalimin e pengesave në rrugën drejt BE-së, ai tha se Shkupi është i gatshëm të marrë pjesë në çdo takim, por nuk di se më kë të bisedojë.

“Qëndrimi jonë është i qartë vetëm na informoni një ditë përpara dhe do të arrijmë atje ku ju thoni dhe do të flasim me ata që ju thoni. Por ne nuk dimë me kë të flasim sepse nga njëra anë sofja zyrtare thotë ky është problem përmes Maqedonisë dhe BE-së. Në rregull. Ne shkojmë në Bruksel të bisedojmë, pastaj ata thonë prisni, si bisedoni pa neve. Ne themi hajde të bisedojmë me Sofjen, pastaj ata të sërish të njëjtën e thonë sikur një radio e prishur”, u shpreh Hristijan Mickoski – kryeministër.  

Mickoski gjithashtu shtoi se pa VMRO DPMNE-në procesi nuk mund të ec përpara. Pikërisht pa votat e kësaj partie nuk mund të bëhet ndryshimet kushtetuese, të cilat janë kusht për vazhdimin e këtij procesi.