Mos i merrni parasysh thirrjet për bojkot, merrni pjesë dhe shfrytëzoni të drejtën e regjistrimit. Arsyeja e vërtetë e atyre që bëjnë thirrje për bojkot nuk është shëndeti i qytetarëve. Këtë e porositi drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostoll Simovski, i cili shton se regjistrimi do të nisë më 1 prill dhe se nuk do të shtyhet, duke pohuar se protokollet e sjella e garantojnë sigurinë e qytetarëve. Vetë-regjistrimi i shtetasve që jetojnë jashtë vendit filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill. Regjistrimi i popullsisë në vend starton më 1 prill dhe do të përfundojë më 21 prill, në pajtueshmëri me protokollet e miratuara për mbrojtje nga Covid-19.
“Në këtë moment drejtohem për herë të parë, do t’u drejtohem maqedonasve në shtetin tonë. Të nderuar, ky është shtet ku mund lirisht të deklaroheni si maqedonas. Regjistrimi është operacioni i vetëm i cili i mbledh këto të dhënat, mos e humbni këtë mundësi. Të nderuar qytetarë të tjerë të shtetit tonë, pjesëtarë të kombeve të tjerë që jetojnë në këtë shtet – shqiptarë, turq, romë, vllehë, serbë, boshnjakë dhe të gjithë të tjerë. Keni mundësi që lirisht dhe pa presion të deklaroheni ashtu siç mendoni se duhet të deklaroheni”, tha Apostoll Simovski – Drejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.
