“Mos hesht ndaj masakrës” ishte motoja e protestës që u mbajt në Çarshinë e Shkupit para xhamisë së Murat Pashës.
Qytetarët u mblodhën në këtë Platformë për mbështetje të Palestinës, në shenjë mbështetjeje për popullin palestinez, kundër dhunës dhe masakrës të cilët u bëhen nga Izraelit.
Një qytetar u shpreh se e gjithë bota duhet të ngrihet në këmbë dhe të parandalohet kjo masakër.
“Nuk ekzistojnë grupe terroriste por ekziston shtet terrorist i Izraelit i cili e ka bërë 75 vite, por tani është momenti që e gjithë bota të ngrihet në këmbë dhe t’i thuhet stop dhe të ndalohet ky gjenocid ose ky fashizëm që e bën shteti i Izraelit dhe kjo duhet të ndalohet, nuk bëhet fjalë vetëm për myslimanë por bëhet fjalë për njerëz”.
“Bëjmë thirrje për masa urgjente për t’u dhënë fund sa më parë këtyre sulmeve që e vrasin vetë dinjitetin njerëzor, sidomos si bashkësi të rajonit që kemi përjetuar masakra të shumta e gjenocid në fund të shekullit 20, duam të shprehim solidaritetin tonë për vëllezërit tanë palestinez. Ndërkohë që nuk e toleron vazhdimin e luftës dhe të tragjedive, ngjarjet e fundit në Gaza bota për fat të keq nuk ka dalë dhe nuk po del faqebardhë”.
Kjo protestë u thirr nga Shoqata joqeveritare Kulturore “Vizioni M”. Në thirrjen shkruhej se platforma është për të shprehur zërin kundër sulmeve që cenojnë dinjitetin njerëzor dhe cenojnë të drejtat më elementare të njeriut.
