Në ditën e parë që e nisën grevën, Sindikata e Postave mori premtim nga bordi drejtues për ngritje të pagave. Nga 1 qershori rritje për 3.000 denarë për të punësuarit në procesin teknologjik, ndërsa nga 1 gushti kjo rritje u premtua edhe për pjesën tjetër të administratës. Kryetari i sindikatës, Boro Veligdenov tha është në bisedime intensive me kryesinë dhe se greva do të ndërpritet pas nënshkrimit së ofertës në mënyrë zyrtare.
“Sot, sapo bordet e sindikatave të marrin ofertën zyrtarisht nga bordi drejtues, do të ulemi me bordet e sindikatës për pranim, do të përgatisim një marrëveshje dhe nëse oferta nga bordi i drejtorëve pranohet dhe nënshkruhet marrëveshja greva do të përfundojë, deri atëherë greva është në vazhdim”, tha Boro Veligdenov.
Drejtor i përgjithshëm i Postës, Jani Makraduli tha se kanë gjetur kompromis duke pasur parasysh gjendjen e punëtoreve por edhe atë ekonomike. Makraduli tha se punëtorët i respektuan detyrimet ligjore edhe në kushte greve.
“Sot në përputhje me Nenin 49 nga ligji për shërbimet postare i përmbushin shërbimet ashtu siç është paraparë dhe qytetarët mund t’i marrin rekomandimet nga gjykata dhe ato dërgesa që pranohen dhe dorëzohen. Trajtohemi si negociata dhe sot të gjithë punonjësit do të marrin mëditje”, tha Makraduli.
Sindikata së bashku me drejtorin Makraduli bënë thirrje edhe deri tek Qeveria dhe Kuvendi që të veprojnë menjëherë për miratimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për shërbime postare i cili do të sjellë sistematizim të ri dhe profesionalizëm në shërbimet postare.
