Monomeri i klorur vinilit nga OHIS-i, gati për transport

TË FUNDIT

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në përputhje me informacionin e marrë nga kompania “Ekocentar 97” DOOEL, Shkup dhe inspektimet e kryera të jashtëzakonshme të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit që është bërë transferimi i sigurt në një rezervuar të ri të monomerit të klorurit të vinilit që ndodhet në rrethin e ish-kompleksit industrial OHIS.

“Aktiviteti u realizua nga kompania “CURIUM” nga Franca, e cila ka një përvojë shumë vjeçare dhe e specializuar në transferimin e këtij lloji të mbetjeve të rrezikshme. Gjatë periudhës së realizimit të aktivitetit, u respektuan të gjitha rregulloret e sigurisë. Pason faza e transportit, për të cilën janë siguruar të gjitha dokumentet e nevojshme, dhe pritet datat e sakta të tranzitit të rezervoarit  me mbetje të rrezikshme nëpër vendet për në destinacionin përfundimtar – Gjermani”, njofton MMJPH.

Sipas ministrisë, deri më 2 mars 2020, janë realizuar tre nga një total prej pesë eksporteve të planifikuara të mbetjeve të rrezikshme të paketuara në paketime të përshtatshme për transportin ndërkombëtar. Rreth 55 nga 80 ton mbeturina të rrezikshme tashmë janë eksportuar dhe tashmë kanë mbërritur dhe janë dorëzuar te Valorek Services AG Basel, një incenerator në Zvicër ku do të hidhen në mënyrë të sigurt. Sasitë e mbetura të kimikateve paketohen në mënyrë të sigurt në paketimin e duhur dhe pritet të transportohen dhe eksportohen me sukses nga vendi brenda dy javëve të ardhshme, theksojnë nga ministria.

“Pas përfundimit të aktivitetit të fundit për transferimin dhe paketimin e duhur të monomer klorur vinilit, si dhe eksportimin e tij në Gjermani, në kompaninë “SUEZ” (Sonderabfallgesellschaft mbH, Schkopau, Gjermani), e cila ka një leje për djegien e mbetjeve të rrezikshme, të gjitha aktivitetet  e parapara do të realizohen  nga projekti “Heqja e sigurt e substancave kimike nga vendet dhe impiantet e prodhimit brenda AD OHIS Shkup”, zbatuar nga kompania Ekocentar 97 DOOEL, Shkup”, informon MMJPH. fab/