Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, paralajmëron protestën madhëstore të opozitës që do të mbahet ditën e hënë më 8 korrik.
Postimi i plot i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi
Sot, të shtunën në zyrë duke komunikuar me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë Shqipërinë. E jashtëzakonshme fryma e qëndresës ndaj sistemit autokrat dhe qeverisë së krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Entuziazëm në çdo familje shqiptare për ndryshimin e këtij sistemi të kalbur.
Ftoni familjarët, miqtë, shokët, të bëhemi të gjithë bashkë më 8 korrik.
Gjatë pasdites vazhdojmë me takime në Tiranë.

