Monedhë digjitale për të rritur konsumin gjatë Festivalit të Pranverës

TË FUNDIT

Disa qytete kineze po përdorin renminbi digjitale (RMB) për të rritur konsumin gjatë Festivalit të ardhshëm të Pranverës dhe për të promovuar përdorimin e formës së re të monedhës, shkruan “Xinhua”.

Pekini do të shpërndajë 10 milionë juanë (rreth 1.55 milionë dollarë) monedhë dixhitale për banorët e regjistruar përmes lotarisë në zarfe të kuqe virtuale, me vlerë 200 juanë secila.

Pronarët e valutave mund të shpenzojnë e-paratë nga 10 deri më 17 shkurt në dyqanet e zgjedhura online dhe fizike, duke mbuluar veshje dhe këpucë, kinema, hotele dhe zona të tjera, bëri të ditur autoriteti komunal i mbikëqyrjes financiare.

Konsumi duke përdorur monedhën digjitale inkurajohet veçanërisht në aktivitetet e sporteve dimërore ndërsa qyteti po përgatitet për më shumë përdorim pilot të formës së re të monedhës gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të ardhshme në vitin 2022.