Trilogjia e UFC i takon Dustin Poirier. Amerikani ka mposhtur Conor McGregor në fundin e raundit të parë, pas një dueli shumë të fortë.
Irlandezi 10 sekonda para përfundimit të raundit, pati një problem në kavilje dhe nuk mund të luftonte më.
Arbitri e mbylli ndeshjes dhe në fund shpalli fitoren e Poirier. Polemika pritet të jenë të shumta për këtë duel. Për McGregor kjo ishte humbja e pestë në karrierë dhe Dustin ia ka shkaktuar dy prej tyre, që janë të fundit.
