Kryeministri Zaev edhe pse siguron se me njeriun e dytë të partisë, Radmilla Shekerinska kanë raporte të mira, megjithatë kohën e fundit ata të dy nuk kanë paraqitje të përbashkëta në publik.
Ministrja Shekerinska në qershor të vitit të kaluar e vizitoi Krivollakun. Edhe pse Zaevi shpeshherë mund ta shohim se si shkon për ta kontrolluar ndërtimin e objekteve ose rrugëve së bashku me ministra të tjerë, atje nuk shkoi.
Nuk u paraqit as gjatë vizitës së Shekerinskës dhe ambasadores amerikane Bërns në Krivollak para dy muajve.
As në ngjarjen me rastin e donacionit amerikan në fillim të marsit. Nga paraqitjet e rralla të Zaevit dhe Shekerinskës e pashmangshme ishte ajo e shënimit të trevjetorit nga anëtarësimi në NATO ku morën pjesë përfaqësues të lartë të Aleancës.
Por Zaevi këtë e mohon, thotë se ka aktivitete të vazhdueshme me ministren Shekerinska.
“Këtë vit ishte, një vit nga NATO, kishim ngjarje në Ministrinë e Mbrojtjes, pastaj në kazermën, pastaj në Krivollak, në Kumanovë, qendra që hapet në Evropën juglindore. Unë më shumë kohë kaloj me bashkëpunëtorët e mi të parë. Koha është para nesh, do të shihni se bëhet fjalë për miqësi të sinqertë që disi do të vazhdojë të funksionojë”, deklaroi Zaevi.
Pas 8 viteve, Shekerinska si zëvendës kryetare e LSDM-së tërhiqet nga ky funksion i lartë, përkatësisht, në kongresin e partisë më 16 maj nuk do të rikandidohet për këtë pozitë. Njeriun e dytë të ardhshëm do ta votojnë delegatët në propozim të liderit. Kë do ta propozojë Zaevi?
“Ende është herët, për shkak se ende zgjasin procedurat në nivel lokal ku delegohen nga bordet lokale, organizatat lokale, bordet ekzekutive dhe konferencat komunale, kandidatë për Bordin mbikëqyrës, Bordin qendror dhe funksionet e tjera. Mendoj se mbarojnë në fund të kësaj fundjave ose në fund të prillit”, shtoi Zaevi.
Pas zgjedhjeve parlamentare në qershor, nga skena politike u largua edhe ish ministri Damjan Mançevski. Në pastrimin e partisë në 2019 Aleksandar Kiracovski u shkarkua nga pozita sekretar i përgjithshëm i partisë, ndërsa Frosina Remenski nuk u zgjodh nënkryetare e partisë.
