Moment emocionues nga spitali, Shakira i puth këmbët babit të saj të sëmurë

TË FUNDIT

Ky vit ka qenë mjaft sfidues për këngëtaren Shakira.

Përveç faktit që ka qenë në qendër të vëmendjes prej ndarjes nga futbollisti Gerard Pique, asaj i është dashur të përballet dhe me drejtësinë spanjolle për një rast të dyshuar për evazion fiskal.

Çfarë është më e rëndë se të gjitha këto bashkë, padyshim ka lidhje me të atin e këngëtares. William Mebarak, babai i Shakirës ka pësuar së fundmi një goditje në tru.


Ai gjendet në spital, aty ku i ka qëndruar pranë dhe e bija që jo vetëm është kujdesur për të, por madje nga lumturia kur Mebarak arrin të lëviz këmbët, ajo ja puth ato vazhdimisht.

Momentin emocionues Shakira e ndau me ndjekësit përmes një postimi në Instagram.