Mohoi masakrën në Reçak, konfirmohet dënimi për Todosijeviq

TË FUNDIT

Gjykata e Apelit i ka konfirmuar dënimin ish-ministrit të MAPL-së, Ivan Todosijeviqit, për deklaratën që mohon masakrën e kryer nga forcat serbe në Reçak.

Shkalla e parë e ka dënuar Todosijeviqin me dy vjet burgim.

Ish-ministri Todosijeviq në vitin 2018 masakrën e Reçakut e kishte quajtur “trillim”.