Mogherini: Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet bërë sa më shpejt

TË FUNDIT

Shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini para fillimit të Këshillit të BE-së për punë të Jashtme në Luksemburg, theksoi se sot mbushen një vit nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, dhe se duhet të kujtojmë fuqinë e guximit të lidershipit dhe hapat e rëndësishëm që janë ndërmarrë në Ballkan. Mogherini nga Luksemburgu porositi vendet anëtare të Bashkimit Evropian që t’i njohin këto hapa në ditët në vijim kur duhet marrë vendim i rëndësishëm për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me të cilën Mogherini potencoi se vendimi për hapjen e negociatave duhet bërë sa më shpejt që është e mundur.