Mogherini takohet edhe me Vuçiqin

TË FUNDIT

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini pas takimit që pati me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ka filluar takimin me atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Paralajmërimin për këtë e ka bërë zëdhënësja e Mogherinit në rrjetin social Twitter, duke postuar dhe një fotografi.

Ky takim po mbahet para se të nisë ai në nivel kryeministrash mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, ku pritet që të finalizohet zbatimi i marrëveshjeve për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, për Energjinë, për Lirinë e lëvizjes si dhe ajo për Telekomunikacionin.
Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogherini, sipas një praktike tashmë të instaluar, takohet me dy kryeministrat ndaras para se këta të takohen të gjithë së bashku.