Po ndërtohet poliklinika modulare në Butel të Shkupit. Punëtorët po punojnë në vendosjen e kulmit.
Në këtë vend fillimisht plani ishte të ndërtohet ndërtesë, por autoritetet shëndetësore vendosën të ndërtojnë shtatë objekte modulare pasi ndërtimet e forta zgjasin shumë dhe janë shumë më të shtrenjta. E ky opsion është më i lirë.
“Shtatë baraka në shtatë komuna të Shkupit të cilat funksiononin si poliklinika në këto komuna po zëvendësohen në objekte modulare. Njëra prej tyre është kjo në Komunën e Butelit që po ndërtohet. Kryetari i komunës së Butelit pati deklaruar se kjo do të jetë ndërtesë por tash ky projekt nuk u realizua”, raporton gazetarja Arbana Qerimi.
Kryetari i Butelit Velmir Smilevski thotë se Komuna nuk ka ingerenca të vendosë për llojin e ndërtimit të objektit por është i kënaqur me këtë ndërtim. Ai sërish premton edhe një objekt poliklinik por se do ta zbulojë gjatë fushatës zgjedhore.
“Do të zbulojmë këtë gjatë fushatës zgjedhore, kjo do të jetë si “xhoker” i yni për zgjedhjet. Kjo do të thotë se pritet të ndërtohet? Nuk pritet po sigurisht që ka edhe një opsion megjithatë jam i kënaqur me këtë që po arrijmë të bëjmë me këtë poliklinikë”, tha Smilevski.
Se a do të frikësohen qytetarët të mjekohen këtu, pas zjarrit që shpërtheu në Tetovë, Smilevski me përgjigje.
“Unë jam i bindur por nuk mund t’i bind qytetarët që është gjithçka në rregull dhe që është më mirë sesa barakat e vjetra të cilat i patëm deri tash”, shton ai.
Ndërkohë Filipçe në shtator të vitit të kaluar paralajmëroi në objekte modulare në lagjet “Gjorçe Petrov”, Butel, Karposh, Aerodrom dhe Lisiçe të Re. Këtë ndërtim kanë zgjedhur pasi që është opsion më i lirë, i shpejtë dhe me efikasitet energjitik.
“E pamë se sistemi i vendosjes së ambulancave modulare është i mirë dhe cilësor dhe mjaft i lirë dhe në këtë kuptim u bë plan, diçka që për tani dhe në këtë moment kemi në buxhet, ndërsa ajo është të ndërrohen më shumë ambulanca ekzistuese në Shkup”, pati deklaruar më 26.09.2020 Filipçe.
Kontraktorët e objekteve modulare janë “Brako” nga Velesi dhe “Ari dhe Tom” nga Vallandova. Materiali ndërtimor është kryesisht me panele nga druri.
