Modriq mbetet në Real Madrid

TË FUNDIT

Lluka Modriq do të mbetet në Real Madrid të paktën edhe një sezon. Gazetari Fabricio Romano shkruan se mesfushori ka nënshkruar kontratë me klubin madrilen deri në vitin 2023.

Të dy palët kanë arritur marreveshje me gojë për kontratë të re para dy muajve. Tani janë nënshkruar të gjitha dokumentet e nevojshme, vetëm pritet kumtesa zyrtare e Real Madridit.

Sipas gazetës sportive spanjolle “Marka”, paga e kroatit sipas kontratës së re do të jetë e njëjtë si deri tani.