Futbollisti kroat Luka Modriç është lojtari më i titulluar te Real Madrid. Mbrëmë Real Madrid fitoi Superkupën e Evropës, e me këtë mesfushori kroat Luka Modriç vendosi një tjetër rekord në jetën e tij fubollistike, përcjell TV21. Me “los blacos” Modriç numëron 27 trofe.
Mesfushori kroat ka fituar 4 herë titullin kampion në La Liga, 2 herë Kupën e Mbretit, 5 herë Superkupën e Spanjës, 6 herë Champions League, 5 herë Superkupën e Europës dhe 5 herë Botërorin për Klube.
Edhe pse po i afrohet të 40-ve, mesfushori rinovoi edhe për një tjetër sezon krontratën e tij me Real Madrid.
