Kompania Moderna mbrëmë kumtoi se pret që imuniteti i përfituar me vaksinën e saj kundër koronavirusit të jetë mbrojtje edhe kundër llojit të ri të virusit që u paraqit në Britani të Madhe.
Kompania e paraqiti atë vlerësim në bazë të të dhënave paraprake.
Moderna thekson se planifikon të zbatojë testim në mënyrë që ta konfirmojë efikasitetin e vaksinës kundër cilit do lloj të virusit.
