Modelja shqiptare po bëhet nënë për herë të parë, zbulon gjininë e fëmijës

TË FUNDIT

Modelja shqiptare, Kristina Baki do të bëhet nënë për herë të parë.

Këtë e ka zbuluar vet ajo përmes Instagramit, ku ka ndarë me ndjekësit fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Kristina ka zbuluar se ajo dhe partneri i saj janë në pritje të një vajze.

Modelja është shumë e rezervuar sa i përket jetës private, ajo gjithmonë mban ndjekësit të informuar për punën profesionale, ndërkaq tashmë një kohë të gjatë po shijon romancën me partnerin e saj, lidhja me të cilin u bë e ditur vitin e kaluar./21Media