Mlladiqit i konfirmohet burgimi i përjetshëm

TË FUNDIT

Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara e mbështetën dënimin me burg të përjetshëm ndaj ish-shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për organizimin e gjenocidit dhe mizorive të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës 1992-95.

Ish-komandanti serb, Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Mekanizimit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8,000 burrave dhe djemve muslimanë boshnjakë (boshnjakë) në Srebrenicë.

Mekanizimi Ndërkombëtar për Gjykatat Penale në Hagë, është një institucion pasardhës i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë.

Më 2017, në gjykimin e shkallës së parë Mlladiq ishte dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë paditi Ratko Mlladiqin më 24 korrik 1995. Pas 16 vjetësh në arrati, ai u paraqit në gjykatë për herë të parë në korrik të vitit 2011.

Mlladiq, një ish-gjeneral, ka qenë pjesëmarrës në luftën e Bosnje dhe Hercegovinës në vitet 92 -95 si komandant i ushtrisë së serbëve të Bosnjës.

Në vitin 2017, Haga e ka dënuar Mlladiqin – në shkallë të parë – me burgim të përjetshëm, pasi është shpallur fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve të luftës.

Gjyqi kundër tij kishte filluar në vitin 2012 dhe ka zgjatur gjithsej 530 ditë.

Pas shpalljes së vendimit, mbrojtja dhe prokurorët apeluan vendimin, dhe shpallja e vendimit përfundimtar bëhet sot (8 qershor).

Mbrojtja kishte kërkuar që ai të lirohej ose që lënda të kthehej në rigjykim. Ndërsa, prokuroria kishte kërkuar që Mlladiq të shpallet fajtor për gjenocid edhe në gjashtë komuna të tjera të Bosnje dhe Hercegovinës, përveç Srebrenicës./REL

TË NGJAJSHME