Mjeku i Trampit paralajmëroi se ai do të vazhdojë me aktivitetet presidenciale nga karantina

TË FUNDIT

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë nga mjeku i presidentit të SHBA-së Donald Tramp duke konfirmuar se presidenti dhe zonja e parë Melania Tramp janë pozitive në Kovid-19.

Në letrën e datës 1 tetor, mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Shon P. Konli thotë se ai ka marrë konfirmimin se presidenti dhe zonja e parë janë pozitiv në koronavirus.

Ai tha “të dy janë mirë për momentin dhe planifikojnë të qëndrojnë në Shtëpinë e Bardhë gjatë shërimit të tyre.”

Koneli shtoi se ai pret që Trampi të “vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa pengesa derisa të shërohet”.

Pas njoftimit të Trampit në Tuitter, në të cilin ai njoftoi diagnozën, zonja e parë gjithashtu deklaroi veten.

“Ne po ndihemi mirë dhe  kam shtyrë të gjitha angazhimet e ardhshme,” shkroi Melania Tramp. “Ju lutemi jeni të sigurt dhe ne të gjithë do ta kalojmë këtë së bashku.”

Presidenti amerikan njoftoi në Tuiter këtë mëngjes se ai dhe gruaja e tij Melania janë pozitivë në Kovid-19. Siç deklaroi ai, të dy shkojnë menjëherë në karantinë.

Paraprakisht kishte thënë se bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Hope Hiks, 31 vjeç, ishte pozitiv në Kovid-19. Hiks është bashkëpunëtore e ngushtë e Tramp i cili është pozitiv në Kovid, dhe sipas BBC, ajo ka fluturuar me aeroplanë me të në një debat me Xho Bajden në Ohio dhe u regjistrua duke dalë avionin pa maskë.

Ajo gjithashtu ka fluturuar me Trampin me helikopter në tubimin në Minesota.

En-Bi-Si Njuz potencon se politikanë të tjerë të lartë, përfshirë kryeministrin britanik Boris Xhonson dhe presidentin brazilian Zhair Bolsonero, janë infektuar deri më tani, dhe se ajo që të tre kanë të përbashkët është se ata nënvlerësojnë seriozitetin e virusit.