Mjekë nga Qendra Ushtarake dhe studentë të vitit të gjashtë nisin punën në kovid-qendrat

TË FUNDIT

Mjekët dhe infermierët nga Qendra Mjekësore Ushtarake dhe studentët të cilët janë në vitin e gjashtë të studimeve në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, nga sot kanë nisur të punojnë si vullnetarë në kovid-qendrat në Shkup. Grupi i parë i mjekëve dhe infermierëve tashmë ka nisur punën.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot realizoi takim me studentët dhe përfaqësuesit e QMU-së.

Studentët e vitit të gjashtë do të punojnë në qendrat-kovid nën përkujdesjen dhe monitorimin e mjekëve specialistë dhe do të fitojnë përvojë të vlefshme në fushën e praktikës klinike.