Moti në mëngjes në vend do të jetë me mjegull dhe me vranësira të ulëta, ndërsa gjatë ditës me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa e ditës prej 7 deri 15 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite moto do të jetë me vranësirë të vogla, që gjatë ditës do të zvogëlohen. Temperatura e mëngjesit do të bie deri 1 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 9 gradë Celsius.
Nën ndikim të valës së lagësht, prej ditës së premte pasdite deri të dielën do të mbisundojë mot me vranësira me reshje shiu, ndërsa në pjesët malore me dëborë. Për shkak të depërtimit të masës së ftohtë ajrore nga veriu, të shtunën nga fundi i ditës, kufiri i lartësisë së reshjeve të dëborës do të bie nën 1000m, ndërsa borë do të ketë edhe në vendet më të larta të banuara, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit.
